AKTUALITET, 26 Janar 2026, 10:53

Begaj: Pavarësia e gjyqësorit s’duhet të kthehet në vetëizolim institucional apo mungesë llogaridhënieje. Vetëm duke dhënë drejtësi, bëjmë progres drejt BE

Begaj: Pavarësia e gjyqësorit s’duhet të kthehet në

Presidenti Bajram Begaj, në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësor, tha se hapja e vitit të ri gjyqësor përkon me 10 vjetorin e reformës në drejtësi, që e cilësoi si të domosdoshme për shkak të krizës që kishte “kapluar” sistemin e drejtësisë.

Sipas tij, dhjetë vite më pas, rezultatet janë të dukshme, duke shtuyar se epoka e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

“Hapja e vitit të  gjyqësor nuk përfaqëson vetëm një kalendar pune, por shënon hapjen e një kapitulli të ri të së drejtës. Përkon me 10- vjetorin e reformës në drejtësi. Reforma ishte përgjigje e domosdoshme ndaj një krizës në sistemin e drejtësisë.”, u shpreh ai.

Presidenti tha se drejtësisë i duhen kushte optimale, por sipas tij, “mungesa e tyre nuk duhet të na bëjnë të harrojmë se para së gjithash drejtësia është ideal”. Ai e cilësoi vrasjen e gjyqtarit Kalaja si një këmbanë alarmi për të gjithë.

“Boshti themelor i reformës ishtë pavarësia e gjyqësorit, sot gjyqësori është i juaji, por pavarësia shkon krah për krah me përgjegjësinë. Pavarësia e drejtësisë është gur themeli i patjetërsueshëm nuk duhet kuptuar vetëm si ndarje formale nga pushteti politik, por duke garantuar drejtësi efektive nuk duhet të kthehet në vetë izolim institucional apo mungesë llogaridhënie.

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë rol thelbësor për të krijuar norma dhe garantim të sigurisë juridike. Drejtësisë i duhen kushte optimale, është e vërtetë, por mungesa e tyre nuk duhet të na bëjnë të harrojmë se para së gjithash drejtësia është ideal. Prej vitesh është kërkuar më shumë pavarësi, siguri mbrojtje dhe respekt. Vrasja e gjyqtarit Kalaja, është një këmbanë alarmi për të gjithë ne, siguria e jetës nuk është privilegj. Po pavarësia, siguria dhe respekti nuk janë respekti në vetvete. Çdo ditë duhet të flasim për qëllimin.“, shtoi ai.

Begaj vuri theksin tek rëndësia e eficencës institucionale dhe rreziku që paraqesin zvarritjet procedurale dhe vonesat në shqyrtimin e dosjeve. Ai rikujtoi parimin se “drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar”, ndërsa shtoi se vonesat në zbardhjen e vendimeve ndikojnë negativisht në perceptimin e qytetarëve.

“Zvarritjet procedurale, qartësia e vendimit, koha e gjatë e shqyrtimit të dosjeve, zbardhja me vonesë e vendimeve perceptojnë dhe nxisin impaktin dhe mendimin negativ tek qytetarët. Duhet eficencë institucionale. Dhe vetëm duke dhënë drejtësi, duke fituar drejtësinë te qytetarët, do kemi progres të qëndrueshëm edhe në rrugën drejt BE.

Kjo është zgjidhja e vetme që kemi dhe sfida me e rëndësishme për institucionet që ndodhen në këtë sallë dhe për të gjitha ata që vendosin në emër të Kushtetues dhe ligjit. Mbështes forcimin dhe funksionalitetin e sistemit të drejtësisë dhe ruajtjes së integritetin e tyre”, tha Begaj.