AKTUALITET, 25 Janar 2026, 22:05

Rama nis vizitën në Izrael, ndan fotot nga Nova Site: Një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën

Rama nis vizitën në Izrael, ndan fotot nga Nova Site: Një pyll

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën në Izrael. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, Rama është ndalur në stacionin e parë të vizitës në Nova Site.

Kryeministri ka ndarë dhe disa foto në rrjetet sociale nga Nova Site ku ka parë edhe murin e heronjve të Izraelit nga konflikti i 7 tetorit gjatë agresionit të Hamasit në kufirin me Gazën.

Rama shkruan se ky vend është kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes.

Postimi i Edi Ramës në Facebook:

Nova Site, Izrael ????????????????????
Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë????
Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes.