TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 35-vjeçar në Shkodër është vënë në pranga dhe një person tjetër është shpallur në kërkim për kultivimin e kanabisit.
Operacioni policor “Neonët 8” zbuloi se në fshatin Boriç i Madh ishin përshtatur 3 ambiente për kultivimin e bimës narkotike, me pajisje elektrike që furnizoheshin nga lidhjet e paligjshme.
Policia arrestoi Kol Narkajn dhe 4 punonjës të OSHEE-së: Valentin Kuvendaj, Xhuljano Ceraj, Faik Muselaj, Fatmir Kajoshaj, ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.
Ndërkohë vijon kërkimi për 36-vjeçarin me iniciale A.G.
Policia ka sekuestruar 771 bimë kanabisi, 6 kg e 250 gr material bimor kanabisi, 195 llamba, 21 aspiratorë dhe 20 filtra ajri që shërbenin për kultivimin, tharjen dhe përpunimin për shitje.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.