AKTUALITET, 26 Janar 2026, 10:35

'Partizani'/ Me një dosje voluminoze, dy avokatët e Berishës shkojnë në GJKKO, sot seanca. Paraqitet edhe Jamarbër Malltezi

'Partizani'/ Me një dosje voluminoze, dy avokatët e

Dy avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj janë paraqitur sot në GJKKO, teksa pritet të mbahet seanca gjyqësore për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Berisha, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, po hetohen për këtë çështje, ndërsa ndaj tyre është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.

Sakaq, siç shihet nga pamjet Sokol Mëngjesi mban në duar një dosje voluminoze. Po ashtu në seancë është paraqitur dhe Jamarbër Malltezi.

Në dyert e SPAK janë paraqitur dhe Jamarbër Mallezi së bashku me avokatin, si dhe avokati i kreut të PD-së, Sali Berishës.

Mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka kërkuar që të thirret si dëshmitar edhe Edi Rama, në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Kërkesë për të cilën pritet të shprehet sot GJKKO. 

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.

Edhe Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Ortaku i Malltezit, Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.