TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur këtë të hënë me disa pamje nga protesta e 24 janarit përpara kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Berisha thotë se ‘drita e uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve dhe tmerroi shpirtin katran të Ramaduros dhe narko-qeverisë së tij’.
Kujtojmë që ditën e shtunë PD dhe opozita protestuan për tre orë para kryeministrisë dhe para parlamentit.
Protesta u shoqërua me tensione, pasi një grup militantësh hodhën molotov në drejtim të godinës së kryeministrisë, ndërsa policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. I njëjti skenar u ndoq edhe para parlamentit.