TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin në Kuçovë të një baze taktike ajrore të NATO-s, e para bazë e Aleancës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Së fundmi Ambasada Amerikane në Tiranë, shprehet se po bëhet një aleancë e fortë me Shqipërinë.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim po ashtu mori sot pjesë në një ceremoni në bazën ajrore të Kuçovës, me rastin e fillimit të një projekti rindërtimi prej 50 milionë eurosh të NATO-s.
Gjatë viteve të ardhshme, NATO do të financojë rinovimet dhe ndërtimin e plotë në bazën ajrore të Kuçovës. Pas përfundimit, baza do të jetë në gjendje të mbajë gjashtë avionë luftarakë në baza periodike.
Postimi i Ambasadës Amerikane: