AKTUALITET, 1 Dhjetor 2023, 12:58

Baton Haxhiu shkakton ndarje të thellë në bazën e PD, militanti i ankohet Berishës për SYRI TV: Nuk ka dritë në fund të tunelit

Baton Haxhiu shkakton ndarje të thellë në bazën e PD,

Sali Berisha ka nisur takimet në terren me simpatizantët e tij, takime të ngjashme me Foltoret e vitit 2021. 

Një nga mbështetësit i është ankuar Berishës gjatë takimit në Kamzë, që televizioni Syri, i cili njihet si televizion me politikë editoriale të linjëzuar me axhendën e tij, po i zhgënjen tej mase, duke ftuar gjithmonë Baton Haxhiun, të cilin qytetari e konsideron si personazh me përmasa "jashtëkombëtare". 

“Nuk shohim dritë në fund të tunelit. Një stacion televiziv që është, syri.net, edhe ai merr Baton Haxhiun, merr ca sigurimsa të përmasave jashtëkombëtare, jo kombëtare…” – u shpreh demokrati i irrituar.

Kujtojmë që Baton Haxhiu është analist me kontratë, që merr pjesë në emisionin "Çim Peka Live". Me sa duket prania e Batonit në studion e Çim Pekës, paska krijuar ndarje jashtëzakonisht të thella në bazën demokrate. 

VIDEO: