TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Bushati replikoi me analistin Preç Zogaj në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, për hetimin e Fredi Belerit se ka blerë vota për zgjedhjet vendore të 14 majit në Himarë. Bushati u shpreh se ata prokurorë që hetojnë këtë dosje, kanë degdisur në prokurorinë e Dibrës dosjen e vjedhjes së votave ku, sipas përgjimeve, implikohet treçereku i qeverisë.
“Ia kam lexuar me endje librat deri në fund Preçit, ky ma ka lënë përgjysëm shkrimin... Një pjesë fondamentale e librave të Preçit, është për mbrojtjen e votës. Nga vota nis e gjitha.
Tani, ky SPAK u bë për të hapur një periudhë të re. Çfarë bën SPAK? Një dosje të dyshuar, si dosja e Dibrës ku kemi manipulim shtetëror për zgjedhjeve, e degdis në Peshkopi dhe merret me vjedhjet e Belerit. Nëse ka një gjë fondamentale kjo shoqëri, SPAK deri tani nuk i ka dhënë përgjigje kësaj pike themelore të demokracisë shqiptare. Kur merr urdhër për Belerin e bën. Po kur degdis dosjen, ku del Manja, Tahiri, treçereku i qeverisë.,… Të paktën të kishin bole dhe ta hetonin, por jo nuk e bëjnë. Nuk është sasia e goditjes së të paprekshmëve, por cilësia e gjykimit dhe aty janë bërrnut.
Unë nuk kam ardhur vetëm si vëzhgues. I kam parë këta legena kur dolën të dhënat e 900 mijë shqiptarëve dhe na pyesnin mua me Shkullakun, por iu shkonte shtatë të pyesnin ata të partisë. Po të kenë guxim, të merren me zgjedhjet e Dibrës. Makinerinë e manipulimit të votave, nuk merren”-u shpreh Bushati.