AKTUALITET, 1 Dhjetor 2023, 09:37

Ekzekutohet shqiptari në Greqi, dy plumba në kokë i marrin jetën 56-vjeçarit nga Berati

Ekzekutohet shqiptari në Greqi, dy plumba në kokë i marrin

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes nga persona ende të panjohur, në rrugën Atlantos 44 në lagjen Palio Faliro, thanë mediat greke.

Policia njoftoi se viktima është i njohur me dy identitete. Thimi Droboniku ose Prifti, i datëlindjes 18.1.1967 nga Berati, u qëllua në kokë me dy plumba të kalibrit 9mm.

Ai u dërgua në spitalin Evangjelizmos të Athinës ku mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit i cili ishte i maskuar dhe u largua me një motoçikletë.

Burime policore thanë se viktima kishte precedentë të mëparshëm kriminale që kishin të bënin me trafikun e drogës, madje i ka qenë edhe i dënuar për këtë vepër penale.