TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka vendosur në pranga një 32-vjeçari që bëri kërdinë me vjedhje, duke kryer 3 grabitje brenda 10 ditëve të fundit.
“Skifteri” i kreu vjedhjet në 3 lagje të ndryshme të Durrësit dhe ndërsa po hetohen grabitje të tjera të tij.
Njoftimi i policisë:
Kreu 3 vjedhje, gjatë 10 ditëve të fundit, në 3 lagje të ndryshme të Durrësit, identifikohet, kapet dhe arrestohet 32-vjeçari.
Pas kallëzimeve për disa raste vjedhjesh, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, identifikuan, kapën dhe arrestuan shtetasin I. L., 32 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçari:
-më datë 20.11.2023, ka vjedhur pajisje në një banesë në lagjen nr. 14;
-më datë 23.11.2023, në lagjen nr. 8, i ka vjedhur një send personal, shtetasit I. O.;
-më datë 28.11.2023, në lagjen nr. 17, i ka vjedhur celularin dhe një shumë parash, shtetases Z. Sh., 66 vjeçe. Pamjet e këtij rasti u transmetuan në portalin “JOQ”, më datë 28.11.2023.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi I. L.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.