AKTUALITET, 21 Shtator 2023, 17:16

Basha pret delegacionin nga Ukraina: Mbështetje të plotë popullit ukrainas në këto ditë të errëta

Basha pret delegacionin nga Ukraina: Mbështetje të plotë popullit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njëherësh reporter i Këshillit të Europës për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, u takua me një delegacion nga Ukraina ne përbërje te cilit ishin deputetë, ekspertë të çështjeve politike, opinionistë dhe aktivistë.

Ai vuri theksin te përgjegjësia që i takon Rusisë për krimet dhe dëmet e shkaktuara ndaj popullit ukrainas. Sipas Bashës, Rusia ka përgjegjësinë për të dëmshpërblyer Ukrainën dhe për të kompensuar qytetarët e saj. Kreu i PD-së ndau me delegacionin ukrainas thelbin e rezolutës së tij drejtuar KE-së për detyrimet ruse ndaj Ukrainës.

Postimi i Bashes:

Kënaqësi të prisja në PD delegacionin nga Ukraina ne përberje te cilit ishin deputetë, ekspertë të çështjeve politike, opiniinistë dhe aktivistë. Ju shpreha atyre mbështetjen time dhe të PD për udhëheqjen dhe popullin e Ukrainës, të cilët vazhdojnë të përballen me guxim heroik me agresorët rusë. Këto janë ditë të errta jo vetë për Ukrainën por dhe për botën demokratike, e cila po përballet me tentativën e tjetërsimit me luftë të tërësisë teritorale të një shteti sovran e të pavarur Përgjegjësia për krimet dhe dëmet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë, është i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe duhet të paguajë për të.

Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse, ky është dhe thelbi i rezolutës së propozuar prej meje në Këshillin e Europës dhe që ka një mbështetje të gjerë nga vendet anëtare të kësaj organizate.