TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama. Në një postim në Facebook, Basha ka publikuar një foto të Ramës me ish-zyrtarët gjatë qeverisjes së tij në burg dhe ironokisht shkruan se as dremitjen më të vogël nuk ma prishin këto batutat e lodhura me gjumin.
Sipas Bashës, kryeministri e quan vjedhjen sukses aq sa mblidhet si vullnetarët e Enverit në këtë 20 shkurt, për të mbrojtur monumentin e pandëshkueshmërisë. Basha më tej thotë se motoja e Edi Ramës “kush nuk vjedh, fle gjumë” ka marrë vlerë të plotë me drejtesinë në veprim.
Reagimi i plotë i Bashës:
As dremitjen më të vogël nuk ma prishin këto batutat e lodhura me gjumin, nga ai që vjedhjen e konsideron sukses, aq sa, mblidhet si vullnetarët e Enverit në këtë 20 shkurt, për të mbrojtur monumentin e pandëshkueshmërisë.
Moto e Edi Ramës “kush nuk vjedh, fle gjumë” ka marrë vlerë të plotë me drejtesinë në veprim. Shqipëria meriton më shumë.