TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pasi pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet e pjesëshme të 6 marsit, ku për herë të parë Partia Demokratike u rëndit e treta ,Lulzim Basha shprehet se është ende në proces reflektimi edhe pse pjesa më e madhe e deputetëve i kanë kërkuar dorëheqjen nga posti i kryetarit.
Basha ka deklaruar sot se partia e tij është në proces reflektimi, ndërsa ka siguruar se pas këtij procesi do të dalin më të fortë dhe më të bashkuar.
“U siguroj qe demokratët do marrin në dorë fatin e tyre PD do dalë nga ky proces e fortë dhe e bashkuar ky është synimi. Detyra e parë është e imja jam i gatshëm të ndërmarr cdo hap që PD të jetë e fortë dhe e bashkuar e mësimin e madh të 6 marsit që është domosdoshmëria të jemi sa më të fortë përpara këtij regjimi. Jemi në proces reflektimi”, u shpreh Basha jashtë selisë së PD-së për mediat.
Deklarata e Bashes:
“Përcarja e konflikti mes nesh…unë jam gati të bëj cdo gjë në interesin më të mirë të PD.
Unë jam gati të bëj cdo gjë, por duhet të kini pak durim sepse po ti paraprijmë ngjarjeve kur jemi në proces reflektimi…që pas 6 marsit kemi mbledhur strukturën e parë, mblodha të nesërmen kolegjin e kryetarëve do mblsdhuim e Kryesinë.
Disa kanë kërkuar e analiza specifike për 6 bashkite, ju siguroj qe demokratët do marrin në dorë fatin e tyre PD do dalë nga ky proces e fortë dhe e bashkuar ky është synimi.
Detyra e parë është e imja jam i gatshëm të ndërmarr cdo hap që PD të jetë e fortë dhe e bashkuar e mësimin e madh të 6 marsit që është domosdoshmëria të jemi sa më të fortë përpara këtij regjimi. Jemi në proces reflektimi.