AKTUALITET, 10 Mars 2022, 09:49

Pushtimi rus, Zelensky: 35 mijë qytetarë u evakuuan përmes korridoreve humanitare

Pushtimi rus, Zelensky: 35 mijë qytetarë u evakuuan përmes

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “në total pothuajse 35,000 njerëz u shpëtuan” përmes korridoreve humanitare të krijuara të mërkurën.

“Sot ne ishim në gjendje të organizonim tre korridore humanitare: nga qyteti i Sumy, nga qyteti i Kievit dhe rajoni i Kievit, dhe nga Enerhodar”, tha ai, duke shtuar se përpjekjet do të vazhdojnë të enjten.

Zelensky tha se autoritetet ukrainase po përgatisin gjashtë korridore humanitare për të larguar njerëzit nga zonat e sulmuara nga forcat ruse.