TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusia ka sulmuar 18 objekte shëndetësore që nga fillimi i pushtimit të saj të Ukrainës dy javë më parë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pasi një sulm ajror rus shkatërroi një maternitet në portin Mariupol.
Sulmi në Mariupol ndodhi në kohën kur mijëra civilë ukrainas po përpiqen të largohen nga zona e luftimeve.
OBSH-ja tha se ka konfirmuar 18 sulme në objektet shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus dy javë më parë dhe kishte konfirmuar 10 vdekje në sulmet ndaj objekteve shëndetësore dhe ambulancave që nga fillimi i luftimeve.