TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e fshatrave Vërmik, Bashaj, Matogjin, Verbasit, Ramicës dhe Velçës, janë mbledhur sërish për të protestuar këtë të diele për ndërtimin e rrugës që lidh fshatrat e tyre me rrugën e Lumit të Vlorës.
Me dhjetëra banorë të gjashtë fshatrave, kanë bllokuar rrugën e Lumit të Vlorës. Ata kërkojnë nga autoritetet asfaltimin e rrugës që lidh këto fshatra me rrugën e Lumit të Vlorës.
Kjo është protesta e dytë që këta banorë dalin në protestë për asfaltimin e rrugës së fshatrave të tyre. Në protestën e parë, banorët deklaruar se investimi i rrugës ishte një premtim elektoral, por tashmë është lënë në harresë.
Banorët i bënë deputetëve të qarkut që të mos vijnë në zonë vetëm në kohë fushatash, duke bërë premtime që më pas nuk realizohen.