TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë, me mbështetjen e Policisë së Rendit dhe Policisë Bashkiake, ka nisur prej së premtes aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në hapësira publike.
Aksioni ka nisur në lagjen nr.4 të Sarandës, ku janë evidentuar javët e fundit disa shtesa në katet e para të pallateve, që jo vetëm kishin zaptuar hapësirat publike dhe ato të përbashkëta, por në disa raste bllokonin dhe servitutet e kalimit për qytetarët.
Nga ana e banorëve deri tani nuk ka pasur rezistencë. Mësohet se aksioni do të shtrihet në gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, përfshirë edhe Ksamilin.