TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, e nënshkruar mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë këtë vit, solli reagime të forta nga Serbia.
Për këtë çështje ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Klan Kosova. Rama tha se kjo nuk është aleancë për të sulmuar dikë, por thjesht një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak mes tri shteteve demokratike.
“Ne nuk kemi bërë aleancë për të shkuar në luftë me asnjëri. Kemi bërë marrëveshje mes tre shtetesh demokratike për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Nuk është aleancë ushtarake për të shkuar në sulm. Në këtë rast, siç e thatë ju, në rast se ka tërbim, është thjesht prapambetje, është produkt i prapambetjes”.
“Halli nuk është kur shohim produkte të prapambetjes në qasjen e Serbisë, halli është kur shohim Kosovën të sillet në mënyrë të prapambetur”, deklaroi Edi Rama në këtë intervistë.