TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mediat greke kanë publikuar foton e Fatjon Prendit, kreut të organizatës kriminale që u godit më 25 shtator 2025 në një super-operacion policor. Gjatë aksionit u sekuestruan 1.1 tonë kokainë dhe 1,640 fidanë narkotikë, me një vlerë të përllogaritur të fitimeve të paligjshme prej të paktën 8 milionë euro.
Hetimet treguan se banda ishte e strukturuar dhe e aftë të furnizonte një rrjet të gjerë trafikimi ndërkombëtar. Pas Prendit, në hierarkinë e grupit qëndronte Elson Ndreca, 36 vjeç, ndërsa si bashkëpunëtorë në magazinim, transport dhe ruajtje të drogës e parave u arrestuan Brisejda Cami (35 vjeç), Pashke Gega (73 vjeç) dhe Zoje Ndoj (35 vjeç).
Në pranga ra edhe Arben Mashi, 50 vjeç, të cilit iu gjet një thikë dhe rezultoi se jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi.
Fatjon Prendi kishte precedentë penalë në Greqi për tentativë vrasjeje dhe grabitje në grup, dhe ndodhej nën masën “detyrim paraqitje”. Edhe Mashi rezulton me të shkuar kriminale për organizata kriminale, drogë, armë dhe shkelje të ligjeve të emigracionit.