AKTUALITET, 27 Shtator 2025, 21:43

Raporti i DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, Salianji: Zhvesh qeverinë dhe rrëzon propogandën! Mungesë transparence dhe burokraci

Raporti i DASH për klimën e investimeve në Shqipëri,

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një pasqyrë të qartë të realitetit të zymtë me të cilin përballen qytetarët dhe bizneset çdo ditë në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji thekson se raporti i DASH evidenton probleme si korrupsioni i përhapur, gjyqësor joefikas, pasiguria e pronës dhe mungesë transparence dhe burokraci.

“DASH zhvesh qeverinë dhe rrëzon propogandën!”, shkruan ai, ndërsa shton se raporti thekson se ekziston për një klimë të pabarabartë investimesh, ku përfitojnë vetëm të afërmit e pushtetit, ndërsa pjesa tjetër e biznesit mbetet e pambrojtur dhe shpesh nën kërcënim nga institucionet shtetërore.

“Raporti thekson se pronat janë sektori i ekspozuar ndaj korrupsionit. Abuzime në trajtimin e investimeve, ku ligjet dhe incentivat favorizojnë të afërtit e pushtetit, ndërsa të tjerët mbeten të pambrojtur dhe shpesh të kërcënuar nga shteti me shpronësime apo zhvatje” përfundon ai.

Postimi i plotë

DASH zhvesh qeverinë dhe rrëzon propogandën!

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri është një dëshmi dhe pasqyrë e realitetit që qytetarët dhe bizneset ndjejnë çdo ditë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë raporti pasqyron;

Korrupsion të përhapur dhe gjykata joefikase, ku investitorët këshillohen të mos i besojnë sistemit tonë gjyqësor, por të kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar. Ky është dështim i qeverisë për të garantuar sundimin e ligjit, shtet ligjor dhe siguri juridike!

Të drejtat e pronës të pasigurta, me tituj të mbivendosur, regjistrime të papërfunduara dhe një proces kompensimi të ngadaltë e të padrejtë, shpesh nën vlerën reale të tregut. Raporti thekson se pronat janë sektori i ekspozuar ndaj korrupsionit.

Abuzime në trajtimin e investimeve, ku ligjet dhe incentivat favorizojnë të afërtit e pushtetit, ndërsa të tjerët mbeten të pambrojtur dhe shpesh të kërcënuar nga shteti me shpronësime apo zhvatje.

Mungesë transparence dhe burokraci, që i detyrojnë investitorët të përdorin ndërmjetës për procese elementare, duke rritur kostot dhe rrezikun e abuzimeve.

Përshkrimi i DASH ???????? përputhet plotësisht me historitë e shumta të padrejtësive, shpronësimeve të dyshimta, dhe ndjekjeve selektive që janë kthyer në normë në vendin tonë.