TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Samitin e "Ballkanit të Hapur", të mbajtur në Ohër, u firmosën disa marrëveshje bashkëpunimi mes vendeve, në fushën e arsimit, kulturës, turizmit dhe administratës tatimore.
-Marrëveshje për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara.
-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor.
-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor.
-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë samit, përveç Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, morën pjesë si vëzhgues edhe Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, të cilat u zotuan që të punojnë në drejtim të përfshirjes së plotë në "Ballkanin e Hapur".