TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet në SHBA po ndjekin zhvillimet lidhur me vrasjen tragjike të tre motrave që tronditi vendin. Viktimat u gjetën pa shenja jete pranë automjetit të të atit, i cili dyshohet të jetë edhe vrasësi i tyre.
Detaje të tjera tronditëse janë bërë të ditura nga autoritetet vendase, ku sipas dosjes hetimore, trupat e pajetë të vajzave u gjetën me qese plastike në kokë dhe me duart të lidhura.
Autopsia paraprake sugjeron se shkaku më i mundshëm i vdekjes ishte asfiksia. Mediat amerikane, përfshirë New York Post, raportojnë se vajzat kishin veshur të njëjtat rroba që mbanin ditën e premte, kur u raportuan të zhdukura.
Paityn Decker (9 vjeçe), Evelyn Decker (8 vjeçe) dhe Olivia Decker (5 vjeçe) u gjetën pa shenja jete të hënën, më 2 qershor, pas një takimi me të atin.
Atë ditë, Travis Decker mori vajzat në një takim rutinë, sipas marrëveshjes me nënën e tyre, me të cilën ishte divorcuar, por nuk i ktheu në kohën që dy ish-partnerët kishin rënë dakord. Si pasojë, ndaj tij u lëshua një urdhër arresti për shkelje të kujdestarisë.
Më pas hetimet lokalizuan automjetin e tij dhe zbuluan skenën e krimit. Po ashtu, u gjetën dy gjurmë gjaku në formë pëllëmbe në pjesën e pasme të furgonit, ndërsa të dhënat nga telefoni i 32-vjeçarit tregojnë se të shtunën ai ndodhej pikërisht në zonën ku më pas u gjetën trupat e të ndjerave.
Ai është shpallur në kërkim, ndërsa autoritetet kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur kapjen e tij.
