TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, duke goditur një rast të rishitjes së paligjshme të biletave për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, e cila do të mbahet më 7 qershor.
Hetimet nisën pas informacioneve të siguruara se në një profil në rrjetin social Instagram, tregtoheshin bileta me çmime shumë herë më të larta se ato të përcaktuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Mësohet se biletat shiteshin nga 250 deri në 500 euro, ndërsa për sektorin VIP, çmimi arrinte deri në 1500 euro për një biletë.
Si rezultat i operacionit, janë arrestuar tre shtetas: L.Metallari 34 vjeç, A.Topi 23 vjeç dhe I.Lokaj 24 vjeç. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë E. Sh. 25 vjeç dhe një i mitur 16-vjeçar.
Të dyshuarit do të hetohen për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.