AKTUALITET, 5 Qershor 2025, 11:13

Gogu: Narko-shtet thotë ai madhështori, narko-regjim thotë Flamuri. Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin, se nuk e qeverisin dot

Gogu: Narko-shtet thotë ai madhështori, narko-regjim thotë

Deputeti Toni Gogu në fjalën e tij në Kuvend, u shpreh se opozita përpiqet të “nxijë” arritjet e vendit tonë, ku ka shtuar se në raportin e PE të prezantuar dje, Shqipëria është tashmë kreu i rajon për integrimin në BE.

“Shqipëria është pararojë e integrimit, jo u tha dje me zë të partë në PE, u tha në progres raportin më të mirë ndonjëherë, e thanë me gjuhën e shifrave, vlerësimit institucional, standardeve europiane, siç dinë ta thonë ata.

Ne shqiptarët nuk jemi më bishti i Ballkanit, por kreu i Ballkanit në paradhomën e BE, jemi aty ku nuk kemi qenë kurrë.

Pastaj kemi edhe profetët e rrënimit që thonë gjithçka ka marrë fund.

Narko-shtet thotë ai madhështori, narko-regjim thotë Flamuri, narko-diktaturë thotë Gazi, ndryshe thonë ndërkombëtarët. Ky është kontrasti i vërtetë. Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot”, tha ai.

Ndërkohë që më tej kërkoi që sytë e të gjithëve të kthehen nga zonat rurale të vendit tonë, pasi ashtu si dhe Gogu e pohoi janë e ardhmja e vendit.

Gjithashtu ai kërkoi që Zoti të bekojë vendin tonë, si dhe të ndriçojë mendjen e deputetëve të këtij Kuvendit, por dhe të atij që do të krijohet në shtator.

“Unë besoj që ky vend që na ka dhënë Zoti, me motin e pjellorinë me njerëz fantastikë që punojnë, nuk meritojnë që të rrinë duarkryq kur Shqipëria baltoset dhe krahasohet me laviret e rrugës. Dhe ndaj kjo është zgjedhja që duhet të bëjmë sot. Kjo është zgjedhja sepse fshati nuk duhet të mbetet si muze, por duhet të jetë ardhmja.

Sot, të nderuar kolegë ne kemi mundësi të tregojmë se Shqipëria është mision, Shqipëria është udhëtim, Shqipëria është një besëlidhje me të ardhmen dhe Shqipëria nuk ka nevojë për mallkim dhe sharje.

Unë e mbështes këtë marrëveshje, jo si letra teknike por si shprehje e qartë e një vullneti politik të një Shqipëria që ecë, punon dhe nuk shpif, ndaj sot lutja ime është që Zoti ta bekojë Shqipërinë, shqiptarët të na ndriçojë të gjithë neve që sot, por dhe ata që do vijnë dhe marrin përgjegjësi , të na ndriçojë mendjen dhe ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë të gatshëm ta djegin se nuk e qeverisin dot”, tha Gogu.