TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti Flamur Noka foli sot në seancën plenare, nga ku akuzoi mazhorancën për vjedhje të votave në zgjedhjet e 11 Majit.
Noka tha se 11 Maji ishte farsë elektorale dhe se demokracia në vendin tonë sipas tij është gjymtuar nga etja e socialistëve për të mbajtur pushtetin.
Flamur Noka: Për ne opozitën agjenda është krejt tjetër. E papranueshme për ne që Shqipëria vend anëtar i NATO-s të varrosë votën e lirë dhe të varrosë zgjedhjet e lira.
Sepse Niko sot para jo vetëm para shqiptarëve por edhe para faktorit ndërkombëtar është gjymtuar totalisht me vullnetin tuaj politik nga etja e sulltanit tuaj dhe e juaja për tu kacavirrur me çdo kush pas karriges është gjymtuar demokracia.
Demokracisë në vendin tonë i qëndron këtu veç fasada, ajo fasadë që sulltani juaj e ka merak. 11 maji ishte një farsë, themeli i pushtetit tuaj qëndron mbi farsë e panë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët.
Ju opozitës i vendosët përballë gjithë shtetin së bashku me bandat krimin e organizuar, kartelet që i nxorët në pah dukshëm.