AKTUALITET, 5 Qershor 2025, 10:46

Afera “5D”/ Shtyhet seanca për mungesë të njërit prej anëtarëve të trupës gjykuese

Afera “5D”/ Shtyhet seanca për mungesë të njërit

Seanca e radhës për çështjen e njohur si “Dosja 5D” është shtyrë për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të trupës gjykuese.

Gjyqtari Erjon Bani nuk ishte i pranishëm, pasi ndodhet në një trajnim të paracaktuar, çka e bëri të pamundur zhvillimin e seancës.

Trupa aktuale gjykuese përbëhet nga kryesuesja Flora Hajredinaj dhe anëtarët Flojera Davidhi dhe Erjon Bani.

Ky i fundit kishte zëvendësuar gjyqtaren Elsa Ulliri, e cila dha dorëheqjen më herët për shkak të përfshirjes së mëparshme në shqyrtimin e kërkesave të lidhura me këtë çështje.

Gjykata bëri të ditur se seanca e radhës do të caktohet në një moment të dytë, sapo të sigurohet përbërja e plotë e trupës gjykuese.