TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja në lidhje me bosin italo-shqiptar të trafikut të drogës, Elvis Demçe, i arrestuar në Janar të këtij viti gjatë një aksioni blic nga policia.
I njohur gjithashtu si Spartaku, 36-vjeçari rezultonte njeri shumë i afërt me Fabrizio Piscitelli i cili u vra më 9 gusht të vitit 2019.
Demçe dhe grupi i tij synonin sheshet kryesore për të ushtruar aktivitetin e trafikut të drogës në Prenestino, Castelli Romani dhe Velletri.
Sipas mediave italiane, së fundmi ai kishte arritur të mësonte se disa agjentë policorë po kryenin hetime për bandën e tij.
Prandaj ishte i vendosur për të zbuluar identitetin e tyre, në mënyrë që t’i eliminonte ose t’i trembte. Kjo ka rezultuar nga të dhënat që disponon policia të siguruar nga serveri i aksesuar prej vitit të kaluar Sky Ecc, një sistem bisedash i përdorur nga shumë organizata kriminale për të shmangur përgjimin.
Përmes rrjeteve sociale, grupi i Demçes kishte arritur të gjente fotot e policëve që merreshin me hetimet dhe tashmë ishin vënë në lëvizje për të gjetur adresat e tyre për t’u shkuar në shtëpi.
“Sikur të dinte dikush shtëpinë e tyre. Do u çojmë dikë për t’i terrorizuar këta djem k*rvash”, shprehen ata në bisedat e transkriptuara nga Europol.
Demçe siç del nga hetimet, nuk kishte për qëllim vetëm t’i trembte agjentët policorë. Ai synonte identifikimin dhe vrasjen e shefit të tyre. “Duhet ta vrasim nuk kemi zgjidhje tjetër”, thotë ai.
Tani të gjitha këto të dhëna janë në dorën e drejtësisë. Ndër përgjimet më kompromentuese janë ato të verës së vitit 2020, kur Demçe dhe banda e tij konstatuan defekte në makinat e tyre. Ata dyshuan te një oficer policie duke deklaruar se ai i kishte ndjekur për një kohë të gjatë.
“Nëse është ai, duhet ta vrasësh nuk kemi zgjidhje tjetër. Ta shkatërrojmë. Një plumb në kokë. Mjafton të flasësh me djemtë dhe gati aksioni. Sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Kush e ka bërë këtë duhet ta shkatërrojmë”, shprehet Demçe duke folur me anëtarët e bandës së tij.