TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fatjon Hoxha, partneri i të ndjerës Merushe Hazizi nuk e kishte menduar se kthimi në shtëpinë e prindërve me vajzën që donte do të përfundonte në tragjedi.
I ftuar në emisionin “Me zemër të Hapur”, ai deklaroi se ka jetuar në Vlorë për 7 muaj me Merushen, pasi u divorcuan nga partnerët e tyre të mëparshëm më të cilët kishin edhe fëmijë.
Ai shprehet se punonte, ndërsa Merushes iu desh të largohej nga puna për shkak se u infektua me COVID. Në atë moment thotë Fatjoni, punëdhënësit e zëvendësuan me një punonjëse tjetër.
Në pjesën e mbetur të muajve që qëndruan në Vlorë punonte vetëm ai dhe dukej se situata po bëhej e papërballueshme ekonomikisht. Ndaj kjo ishte arsyeja që e shtyu kë kthehej në shtëpinë e prindërve edhe pse Merushja nuk ishte dakord.
Ai thotë se në ditët e para, babai sillej mirë me Merushen por pastaj gjithçka ndryshoi. “Jetova në Vlorë, kam punuar rreth 7 muaj në Vlorë. Filloi punë edhe Merushja, qëndroi 13 ditë në punë. E zuri COVID, dhe qëndroi 15 ditë shtrirë.
Dhe ia zunë vendin e punës. Nuk e lashë më të punonte. I thashë rri në shtëpi se do punoj unë, do të hamë do të pimë. Ajo nuk donte të ktheheshim se tha çfarë do bëj andej.
Shkova i thashë babait do kthehem se nuk ia dal dot me qira me të gjitha. Babai më tha ajo nuk punon. I thashë kush të tha ty se nuk punon ajo. Ti shikoje. Në fillim ra dakord. Mora një makinë me qira solla rrobat. Dy ditët e para u soll mirë. Qëndronim 10 metra larg. Pas dy ditësh e pa ai i thoshte mos hajde të soba se e kam bërë unë, drutë i kam prerë unë. Nuk e linte të ngrohej”, shprehet Fatjoni.
Ai tha se një nga shkaqet pse babai nuk e donte partneren e tij ishte fakti se ajo kishte tre fëmijë dhe banorët e fshatit vazhdimisht i thonin se ata do vijnë dhe “do ju marrin pasuritë”. Fatjoni tregon se babai dhunonte vazhdimisht edhe nënën e tij, ndërsa shton se tregohej autoritar me motrat duke u përpjekur të merrte vendime për jetën e tyre.
“Nuk e donin se i flisnin njerëzit keq. I thonin ka tre çuna dhe do vijnë këtu do ju marrin pasuritë. I thoja nuk kemi punë me fëmijët i mban familja e vet. Edhe ajo e thoshte nuk keni punë me fëmijët.
Babi i thoshte do të vijnë fëmijët e tu këtu, unë do t’i vras. Babai me të gjithë fëmijët sillej njësoj. Nuk ka qenë dakord me zgjedhjet tona. Të gjitha motrat që janë martuar me të gjitha kanë bërë sherr. E dhunonte edhe nënën. Edhe të vegjël, edhe tani e rrihte prapë”, deklaroi ai.