TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha e pranoi drejtpërdrejt se ka lobuar që DASH ta përjashtonte nga ndalimi për të hyrë në SHBA. I pyetur nga gazetarët se kush ka paguar për këtë lobim, ai tha se pagesa është kryer nga një fondacion që ndihmon PD, por ai zgjodhi të mos e zbulojë shumën.
“Nuk kam zhvilluar negociatë me asnjë person. Ka një kod, po shkove në gjykatë, shko në gjykatë. A kanë lobuar për Berishën? Po, kanë lobuar. Procedura është lobim.
Nuk kam lobuar me administratën Biden, s’kam bërë asnjë lobim me administratën e Biden. Aty nuk ka procedurë tjetër përveç lobimit. Të vetmin sanksion që kam patur, ka qenë viza, janë përpjekur me vullnet patologjik ta kalojnë të thesari.
Është fondacion që ndihmon PD dhe ka marrë përsipër të mbrojë kauzën e PD”, tha Berisha.
Në njoftimin zyrtar të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Sali Berisha dhe familjarët e tij vijojnë të figurojnë si persona të shpallur “non grata”.