AKTUALITET, 18 Qershor 2026, 10:26

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO “rrëzon” Metën

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO “rrëzon”

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e dorëzuar nga kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Meta kërkonte zëvendësimin e masës së sigurisë dhe lirimin nga qelia.

Ish-presidenti Ilir Meta po përballet me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje të pasurisë. Ai ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg”.