AKTUALITET, 18 Qershor 2026, 10:06

Marjana Koçeku pendohet për mbështetjen që i dha aksionit të qeverisë në Theth: Kërkoj falje, ajo ngjarje ka qenë ndër goditjet më të mëdha që kam marrë në jetën time

Marjana Koçeku pendohet për mbështetjen që i dha aksionit

Deputetja Marjana Koçeku, disa ditë pas largimit nga PS sot ka kërkuar falje për të gjitha banorët e Thethit, të cilët u prekën nga aksioni për prishjen e ndërtimeve disa muaj më parë.

"I kërkoj falje prej zemre Thethit.

Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme.

Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet.

S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye"- shkroi ajo.