AKTUALITET, 10 Maj 2022, 09:16

Avioni u godit nga rrufeja 10 minuta pasi u ngrit në fluturim, pasagjerët në alarm: Shpërthimi ishte i fuqishëm

Avioni u godit nga rrufeja 10 minuta pasi u ngrit në fluturim,

Momente paniku dhe tronditjeje kanë kaluar pasagjerët e avionit të nisur nga Tirana drejt Abu Dhabit ditën e djeshme, pasi avioni me të cilin udhëtonin u godit nga një rrufe në fluturim.

Avioni është goditur nga një rrufe 10 minuta pasi ishte nisur nga aeroporti i Rinasit.

Pasagjerët janë alarmuar deri sa avioni ka arritur të ulet sërish në pistë dhe fluturimi është shtyrë.

Pasagjerët shprehen se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe kanë menduar se avioni bëri ulje të detyruar për shkak të një defekti në motor ose në turbina.

“Ishte e frikshme, shpërthimi ishte i fuqishëm, nuk dinim çfarë të bënim”, janë shprehur pasagjerët.