AKTUALITET, 23 Prill 2022, 14:12

Avokati shqiptar u gjet i prerë në qafë dhe me thikën në dorë, mediat italiane zbulojnë dy letrat e fundit të tij. Kujt i kërkonte falje

Avokati shqiptar u gjet i prerë në qafë dhe me thikën

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja për avokatin shqiptar Aineo Redo, i cili u gjet i vdekur të enjten në mëngjes në Itali. 

Mësohet se në orët e fundit të jetës së tij, avokati kishte shkruar dy letra.

Njërën e kishte lënë në studion ku punonte, dhe një të dytë hetuesit e gjetën në xhepin e xhaketës që ai mbante veshur.

Në rreshtat e fundit të letrave, shkruajnë mediat italiane, avokati shqiptar i kërkonte falje familjes.

Avokati shqiptar la pas gruan e tij dhe dy fëmijët e tij 9 dhe 18 vjeç.

Mediat italiane bënë me dije se shqiptari është gjetur me fyt të prerë me thikë në një zonë të Reggio Emilia. Ka qenë një kalimtar që e ka konstatuar në rrugë të vdekur dhe më pas ka lajmëruar Policinë. Hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës.