AKTUALITET, 23 Prill 2022, 12:32

Sherr masiv mes shqiptarëve në Itali, njëri shkon me urgjencë në spital, pesë të prangosur

Sherr masiv mes shqiptarëve në Itali, njëri shkon me

Përleshje masive mes shqiptarëve në Genova të Italisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, të përfshirë janë rreth 10 persona, të gjithë të kombësisë shqiptare, por deri më tani asnjë prej tyre nuk është identifikuar.

Një prej tyre mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë për shkak të dëmtimeve të marra në kraharor, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë që Policia ka arrestuar 5 persona, që dyshohet se kanë marrë pjesë në përleshjen masive, ndërsa të tjerët janë shpallur në njoftim.