TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen të tjera detaje tragjike nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në Larushk të Krujës, ku u qëllua me armë zjarri drejt banesës së Gentjan Bejtjas. Nga të shtënat me armë mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino si dhe u plagos djali i Bejtjas, Alvi Bejtja, 13 vjeç.
News 24 raporton se krimi mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda, pasi në shtëpinë 3-katëshe kishte dhe 3 fëmijë të tjerë. Sipas tij, autorët, tre persona, dy ekzekutorë dhe një shofer, pasi kanë ndjekur viktimën, 29 vjeç, dhe nipin e tij, i kanë qëlluar me kallashnikov nga një distancë rreth 20 metra, ku ata ishin futur në oborrin e banesës.
Ndërkohë, i mituri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Po ashtu bëhet e ditur se në momentin kur policia shkoi në vendin e ngjarjes, nuk gjeti Gentjan Bejtjan në banesën e tij.