TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja për vrasjen e 46-vjeçarit Ramazan Sino dhe plagosjen e nipit të tij 13-vjeçar në fshatin Larushk të Krujës mesnatën e kaluar.
Pak kilometra larg shtëpisë së Gentjan Bejtjas ku ndodhi dhe atentati u gjet e djegur dhe makina e përdorur nga autorët.
Autovetura tip “Golf 5” pa targa me benzinë e gaz sipas burimeve rezulton e vjedhur.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, makina është djegur totalisht, teksa brenda saj janë gjetur tre armë zjarri tip kallashnikov.
Policia po heton në disa pista për atentatin, teksa dyshohet se shënjestra ishte pikërisht Gentjan Bejtja, një emër i njohur për policinë.