AKTUALITET, 4 Korrik 2023, 09:16

Begaj uron Pavarësinë e Amerikës: Mirënjohës për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara

Begaj uron Pavarësinë e Amerikës: Mirënjohës për

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Pavarësinë e Amerikës, ku shprehet se do të jetë mirënjohës dhe krenar për historinë që lidh dy vendet.

Ai shkruan se “si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë”.

“Gëzuar 4 Korrikun SHBA!

Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë”, shkruan Begaj.

Amerika feston sot 247 vjetorin e Pavarësisë.