TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nëse nga njëra anë ngremë zërin të fuqizohet gruaja ekonomikisht në mënyrë që të mos bjerë pre e dhunës , në Shqipëri gruaja mban barrën më të madhe të punëve dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve duke u llogaritur si punë e papaguar.
Kjo ka rezultuar edhe nga një audit i Kontrollit të Lartë të shtetit ku në bashkitë dhe njësitë administrative si Vlora , Kavaja , Gjirokastra , Pogradeci nuk kanë çerdhe dhe kopshte në raport me numrin e popullatës ndërkohë që në fshatra nuk kanë as çerdhe apo transport publik
Kontrolli i lartë i shtetit ka audituar 13 bashki në vend nga ku rezulton se jo te gjitha kanë zyra ku gratë mund të shkojnë të kërkojnë punë.
Nga ky audit rezultoi se programet e punësimit për periudhën 2020 -2023 nuk kanë në fokus gratë dhe aq më tepër ato në zonat rurale. Kontrolli i lartë i shtetit ka rekomanduar për Agjencinë Kombëtare të punësimit që deri në shtator të këtij viti të identifikojë gratë në zonat rurale që duan të punësohen .