AKTUALITET, 22 Nëntor 2023, 14:41

Asnjë “gjurmë” nga dëshmitari, shtyhet seanca për Fredi Belerin, “përplasen” Prokuroria dhe Policia

Asnjë “gjurmë” nga dëshmitari, shtyhet seanca

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Fredi Belerin.

Mësohet se shkak për këtë shtyrje është bërë mosgjetja e dëshmitarit Avdyl Rama, të kërkuar nga prokuroria dhe mbrojtja.

Rama sipas prokurorisë ndodhte jashtë vendit ndërkohë që policia pretendon se është brenda vendit.

Sakaq, seanca e radhës është caktuar në 5 dhjetor ora 15:00.