TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbi 15 mijë bimë kanabis janë asgjësuar në disa zona të Vaut të Dejës në kuadër të operacionit të koduar “Territor i pastër”. Bimët narkotike u gjetën në njësitë administrative Shllak dhe Temal.
Policia thotë se po vijon punën për të identifikuar, kapur dhe vënien para përgjegjësisë shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë dhe Shkodër. gjatë kontrollit të territorit, në njësitë administrative Shllak dhe Temal të Vaut të Dejës, gjetën dhe asgjësuan 15 547 fidanë e bimë kanabis.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.”– njofton policia.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.