TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se marrëveshja mes kryeministrave të Italisë dhe Shqipërisë për të ndërtuar qendra pritjeje për refugjatët në Shqipëri është më shumë manovër e Ramës për t’i dhënë argument zonjës Meloni që do të përballet me zgjedhjet në Itali. Hoxha tha se as Italia dhe as Greqia nuk e përballojnë dot fluksin e refugjatëve, duke qenë vende të fuqishme dhe jo Shqipëria me infrastrukturë të dobët. Gazetari deklaroi se nëse refugjatët vijnë, krimi shqiptar e ka gati infrastrukturën, për t’i shpërndarë drejt Evropës Perëndimore, siç bën edhe sot.
“Vajta në Gjadër. Pse zgjidhet ky vend? Është territori shtetëror që e ka akoma ushtria. Porti i Shëngjinit është shumë afër dhe kanë menduar se duhet distanca e shkurtër. Ne kemi marrë ujgurë, muxhahedinët, afganët dhe afrikanët tani duhet t’i zbarkojmë.
Afrikanët po na i sjellin italianët. Shqipëria merr përsipër tokën, tre hektarë. Merr përsipër shpenzimet spitalore, merr përsipër edhe shoqërimin në polici nga Shëngjini në Gjadër dhe ndërhyrjen e ushtrisë nëse do të jetë e nevojshme. Pala italiane thotë, nuk do ta paguajmë policinë, por karburantin. Brenda kampit janë përgjegjës italianët, jashtë policia jonë.
Sot në këto momente në Shqipëri ndodhet Frontex. Krimi më i shpeshtë që ndodh në Shqipëri janë transportuesit e klandestinëve, është një rrjet i tërë.
Kemi rrjet të sofistikuar dhe të trajnuar. Trafikantët tanë janë në gjendje që t’i marrin nga kufiri me Greqinë dhe t’i kalojnë në Kosovë dhe Mal të Zi. Krimi numër një është ky, kapen transportuesit e klandestinëve, madje edhe policët.
Në rastin konkret, nëse na i sjellin, kemi infrastrukturën që t’i shpërndajmë. Nëse afrikanët do të jenë budallenj dhe do të presin 30 ditë brenda, ne jemi në gjendje që t’i nxjerrim nga kufiri. Një pikë e marrëveshjes është se, nëse këta dalin nga territori, autoritetet shqiptare do t’i kapin dhe do t’i kthejnë në kamp.
As Italia dhe as Greqia nuk e përballojnë dot fluksin duke qenë vende të fuqishme. Mua më duket më shumë manovër e Ramës për t’i dhënë argument asaj zonjës që ka zgjedhjet në Itali.
Në protokoll është fiksuar që qeveria do të angazhojë herë pas herë edhe ushtrinë për t’u marrë me klandestinët”-deklaroi Hoxha, mes të tjerave.