TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mesnatën e së mërkurës në një lagje të Krujës.
Sipas informacioneve mësohet se objektiv i këtij sulmi ka qenë dyqani me material ndërtimi në pronësi të shtetasit Ilir Suta.
Suta pas kamerave është shprehur se nuk ka pasur konflikte me askënd ndaj nuk ka asnjë emër të dyshuar.
Ndërkohë nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa njësi të tjera tregtare, me thyerje xhamash.
Ndërkohë pritet që të merren në pyetje edhe pronarët e lokaleve aty pranë.