AKTUALITET, 8 Dhjetor 2021, 16:01

Arrestohen katër punonjës të kompanisë “Alpetrol” në Fier, ja pse akuzohen

Arrestohen katër punonjës të kompanisë

Katër punonjës të kompanisë “Alpetrol” janë arrestuar sot nga policia për shpërdorim detyre.

Blutë e Fierit bënë me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

A. K., 49 vjeç, banues në Fier, me detyrë kryetar i degës teknike Alpetrol.

S. R., 54 vjeç, banues në Fier, pergjegjës për mbarëvajtjen e seperatorëve dhe pompimit.

D. I., 56 vjeç, banues në Fier dhe D. M., 54 vjeç, banues në Ballsh, punonjës të task forcës në Alpetrol.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Y. S., me detyrë Drejtor i Kabinetit të Alpetrol, se këta shtetas në datë 07.12.2021 kanë vepruar në kundërshtim me urdhërin e brendshëm të Drejtorit të kompanisë Alpetrol, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me naftë dhe ujë teknologjik të marrë në depozitat e Usojës, e cila do të injektohej në puset e Kashit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.