TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka vënë në pranga edhe të dyshuarin si trurin e grupit të goditur në operacionin “Fake Star 5”, që rezulton të jetë shtetasi turk, O.S, i cili koordinonte skemën e stampimit të veshjeve me logo false të markave luksoze, në dy fabrika që ndodheshin në rrugën e Arbrit.
Sipas burimeve, ai kishte rolin kyç pasi ishte specialisti për makineritë e stampimeve.
Të njëjtat burime se veshjet vinin nga Kina dhe Turqia dhe pasi stampoheshin në vendin tonë hidheshin në tregun vendas si të ishin origjinale.
Veshjet magazinoheshin në dy fabrikat gjigande të vendosura pranë fshatit Brrar në Tiranë, ku më pas iu stampoheshin logo të markave si Hugo Boss, Calvin Clain, Air Jordan, Tommy Hilfiger, Balenciaga, Valentino, Dolce Gabana, Prada, Philip Plein e të tjerë.
Policia për rastin arrestoi edhe ish-kandidatin e Partisë Demokratike për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, Luan Haka, ndërsa shpalli në kërkim djalin e tij, i cili po ashtu është bashkëadministrator në një prej fabrikave.