AKTUALITET, 19 Shtator 2024, 23:07

Arlind Qori: Ligji i miratuar nga Rama në 2015 i vuri kazmën jetës universitare në Shqipëri

Arlind Qori: Ligji i miratuar nga Rama në 2015 i vuri kazmën

Arlind Qori, pedagog dhe drejtues i “Lëvizja Bashkë”, duke komentuar skandalin e diplomave false që mbajnë emrin e Wisdom, akuzoi qeverinë si shkaktare për gjendjen e rëndë në arsimin shqiptare.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Qori tha se reforma e arsimit e ndërmarrë nga qeveria Rama "i vuri kazmën" jetës universitare në vend. 

“Rama para se të vinte në pushtet thoshte se nuk mund të kesh institucione të fuqishme, të pavarura, nëse qeveria, ata që kanë pushtetin, janë të korruptuar. Dhe ka patur të drejtë, se ti mund të krijosh lloj-lloj bordesh dhe me njerëz të nderuar, por kur është vullneti politik i mbrapshtë, të gjithë ata që duan të çajnë rrjetin në mënyrë të pandershme, të paligjshme, do ta gjejnë.

Zoti Rama ka miratuar në vitin 2015 një ligj që i vë kazmën jetës universitare në Shqipëri, sepse niset nga një parim i pervertuar që universitetet duhet t’i përgjigjen kërkesave të tregut.

Por sikur tregu, në një vend si Shqipëria, të kërkojë thjesht diplomë, pa arsim, universitetet kanë për detyrë t’i përgjigjen tregut, apo t’i rezistojnë kësaj kërkese që vjen nga tregu?”- tha Qori.