TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Andi Tela komentoi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, sulmin e Sali Berishës ndaj disa gazetarëve të cilët i konsideroi si pjesë e "organizatës kriminale të SPAK" dhe tha se do të trajtohen si të tillë.
Tela tha se Berisha me këtë deklaratë ka bërë autogol.
“Ne kemi 25 minuta që flasim që Berisha kërcënoi gazetarët. Nëse Veliaj bën këtë ndaj gazetarëve është tjetër, nëse e bën Rama është tjetër. Harxhuam 25 minuta për sulmin e Berishës ndaj gazetarëve. Berisha ka gabuar, ndërkohë që fabula lidhet me ish-klubin “Partizani”.
Është e njëjta histori që përsëritet. Ne marrim dosjen e policisë dhe të SPAK-ut dhe e përsërisim. Por nëse ti lexon 500 faqe të dosje të SPAK bën 500 lajme. Por nëse lexon në një faqe që Berisha udhëtoi për në Vjenë me njeriun që i dha pronën Jamarbër Malltezit dhe bën këtë lajm, gazetari nuk ka bërë punën e tij, sepse ky fragmenti, bashkë me 500 faqet e tjera do të shkojë në gjykatë dhe do të bëhet akuzë.
Ne do të kemi një përfundim që Berisha do të shpallet i pafajshëm, apo i fajshëm. Marrja e rolit të partizanit në këtë histori, të marrësh dhe të lexosh me sy mbyllur çfarë shkruan SPAK është një gjë dhe marrja dhe verifikimi i çdo gjë që shkruhet aty me burime te tjera, është një gjë tjetër. O do dalësh të bësh papagallin, o do të dalësh të thuash kjo është.
Doktori ka bërë autogol në tërë histori, sepse po harxhohet energji për të shpjeguar pozicionin e tij në këtë histori”-tha Tela.