TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kuvendi e nisi seancën plenare ditën e sotme me 1 minutë heshtje në kujtim të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani. Demokrati u nda nga jeta një ditë më parë, pas një arresti kardiak.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali në fjalën e saj para deputetëve tha se largimi i parakohshëm nga jeta të Gerti Bogdanit do ti dhembë familjarëve, të afërmve, miqve dhe kujdo që e ka njohur.
“Ishte një politikan me integritet të madh, që shërbeu me përkushtim në qeverisjen vendore në Tiranë, por edhe në dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë.
Gerti Bogdani do të mbahet mend si njeriu serioz, fjalëmatur, qytetar, ekselent në çdo pikëpamje. Dhe kështu do të mbetet në kujtesën tonë, në kujtesën e çdo qytetari”, tha Spiropali.
Pas 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit, Grupi Parlamentar i PD u largua nga seanca pasi e ka shpallur ditë zie të sotmen.