TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u diskutua skandali i diplomave false të lëshuara nën logon e Kolegjit Universitar Wisdom.
Pedagogia Dhurata Shehri u shpreh se Ministria e Arsimit e ka për detyrë të kontrollojë akreditimin e universiteteve. Shehri tha se Agjencia e Akredimit është e pavarur, bordi ka njerëz që s’kanë të sharë, personalitete, që kanë marrë një vendim dhe ajo dyshon që 15 veta të këtyre niveleve të korruptohen për të dhënë diploma false.
“Janë 2-3 universitete që janë akredituar nga agjencia britanike e akreditimit. Nuk kam punuar me akredimet, por është një procedurë superserioze. Çfarë shikoj? Shikoj që për të kaluar akreditimin duhet të kesh cilësi në arsim, të kesh se sa profesorë ke, titujt që kanë, sa janë me mastera etj.
Nëse kanë marrë akreditimin janë profesorë, që kanë marrë akreditimin profesional dhe ofrojnë burime njerëzore për të marrë atë diplomë.
Ministria e Arsimit e ka për detyrë të kontrollojë akreditimin. Agjencia e Akredimit është e pavarur. Bordi ka njerëz që s’kanë të sharë, personalitete, që kanë marrë një vendim. Dyshoj që 15 veta të këtyre niveleve të korruptohen për të dhënë diploma false.
Kolegji Universitar Wisdom e ka marrë dy herë nga 4 vjet akreditimin, Universiteti i Tiranës e ka marrë vetëm 1 vit”-tha pedagogia Shehri.