AKTUALITET, 29 Shtator 2022, 19:54

Ngacmonte të miturit/ Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar nga Greqia

Ngacmonte të miturit/ Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar nga

Policia greke ka kapur një shqiptari të shumëkërkuar.

Arrestimi i shqiptarit është bërë nga sektori i verifikimit të pasaportave të Kapshticës në bashkëpunim me policinë e Follorinës.

Shqiptari 40 vjeç rezultonte i dënuar nga Gjykata e Irakleos me 15 vjet heqja lirie për ngacmim seksual dhe veprime të pahijshme ndaj të miturve.

Emri i tij nuk bëhet i ditur, por ai është dërguar në paraburgim.