AKTUALITET, 20 Janar 2022, 22:14

Arjan Çani: Gylenistët në Komunitetin Mysliman i mbrojnë amerikanët, qëndrojnë me bekimin e tyre!

Arjan Çani: Gylenistët në Komunitetin Mysliman i mbrojnë

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për vizitën e presidentit turk, Recep Tayip Erdogan dhe kërkesën e tij ndaj Ramës, për të luftuar gylenistët. 

Arjan Çani deklaroi se personat e njohur si gylenistë në Komunitetin Mysliman, mbahen aty me bekimin e amerikanëve. 

"Nga informacionet që kam unë, është që nëse ata gylenistë, që kanë sot kryesinë, qëndrojnë aty, ata janë aty me bekimin e gringove, amerikanëve! Sikur të mos ishte kjo, ata do të kishin ikur vetë", tha Çani.